SHBA-ja, 500 milionë dollarë ndihma në Ukrainë

SHBA-ja, 500 milionë dollarë ndihma në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Kievit një paketë të re ushtarake, me vlerë prej 500 milionë dollarësh, njoftoi Pentagoni. Paketa përmban automjete tokësore, përfshirë automjete luftarake Bradley dhe transportues të blinduar të personelit Stryker. Qëllimi është të mbështetet Ukraina në kundërofensivën e saj dhe të forcohet mbrojtja e saj ajrore, tha Pentagoni. Në deklaratë thuhet, mes të tjerash, se Shtetet e Bashkuara “do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët e tyre për t’i ofruar Ukrainës kapacitete, për të përmbushur nevojat e saj të menjëhershme në fushëbetejë”. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkroi në Twitter se është “sinqerisht mirënjohës”.  /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button