SHBA-ja dhe Jordania hedhin ndihma nga ajri në Gazë
SHBA-ja dhe Jordania hedhin ndihma nga ajri në Gazë

Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe Jordania hodhën ndihma të reja humanitare nga ajri në Rripin e Gazës për palestinezët të martën.
Ato hodhën me parashutë më shumë se 36.800 ushqime, tha ushtria amerikane, shkruan REL.
Lufta e Izraelit në Gazë kundër Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – i ka detyruar shumicën e popullsisë prej 2.3 milionë të kësaj enklave të zhvendosen brenda vendit dhe ka shkaktuar mungesë të madhe ushqimi, uji dhe barnash.
Gjendja në veri të Gazës është më e rëndë, sepse agjencitë humanitare apo kamerat e lajmeve nuk janë në gjendje të shkojnë atje, prandaj ndihmat e së martës u hodhën pikërisht në këtë pjesë.
Autoritetet shëndetësore në Gazë thonë se 15 fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja apo dehidrimi vetëm në një spital.