SHBA-ja dhe Rusia rivendosin kanalet e komunikimit ushtarak për herë të parë në 84 ditë

Një zyrtar i lartë i mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara njoftoi të premten se sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka folur me homologun e tij rus për herë të parë që nga 18 shkurti, shkruan Sky News.

Sekretari Austin foli në telefon me ministrin rus të Mbrojtjes Sergey Shoygu për rreth një orë. Thirrja u kërkua dhe u iniciua nga amerikanët, të cilët janë përpjekur të rivendosin linjat e komunikimit prej javësh, sipas Sky.

Austin i tha Shoygut se ai ishte i prirë për të mbajtur të hapur linjën e komunikimit.

“Sekretari Austin kërkoi armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë dhe theksoi rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit”, shtoi zyrtari i mbrojtjes.

Prishja e kanaleve të komunikimit të nivelit ushtarak midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara ishte një shkak për shqetësim të madh, në një kohë kur llogaritja e gabuar ushtarake, keqgjykimi apo keqkuptimi ka qenë i lartë.

LEXO EDHE:

Back to top button