SHBA-ja do të furnizojë Ukrainën me raketa, Kirbbi: Vendimi, i vështirë por i domosdoshëm

SHBA-ja do të furnizojë Ukrainën me raketa, Kirbbi: Vendimi, i vështirë por i domosdoshëm

Shtëpia e Bardhë njoftoi se do t’i japë përparësi dërgimit në Ukrainë të raketave të fuqishme të mbrojtjes nga ajri, pasi një seri sulmesh ruse me raketa dhe dronë dëmtuan objekte energjetike në të gjithë Ukrainën. Qindra raketa të sapo prodhuara të tipit Patriot dhe NASAMS, që përdoren për mbrojtjen tokë-ajër, do të dërgohen në Ukrainë përpara vendeve të tjera që i kanë porositur ato, tha John Kirby, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare. Ai theksoi se dërgesat e planifikuara për Tajvanin dhe Izraelin nuk do të ndikohen nga kjo lëvizje dhe se vendet e tjera që prisnin dërgesat e ishin “gjerësisht mbështetëse” kur u informuan për vendimin e Uashingtonit.

“Në muajt e fundit, Rusia ka shtuar sulmet e saj me raketa dhe me dronë ndaj qyteteve dhe infrastrukturës civile. Ata po përpiqen të shkatërrojnë sistemin energjetik të Ukrainës përpara dimrit. Ne vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketa nga rezervat tona, duke përfshirë ato të sistemit Patriot, NASAMS dhe natyrisht, Hawks. Padyshim që nevojitet më shumë dhe është e nevojshme tani. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka marrë vendimin e vështirë, por të domosdoshëm për t’i dhënë prioritet dërgesave të planifikuara”, deklaroi Xhon Kirbi, Zzëdhënës i Shtëpisë së Bardhë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button