SHBA-ja shënon rritje të rasteve me COVID-19

Shtetet e Bashkuara sërish po kalojnë në një mesatare prej më shumë se 100.000 rastesh të të infektuarve me COVID-19 në ditë, shifër kjo që dëshmon se sa shpejt është përhapur varianti Delta në të gjithë vendin.

“Të dhënat tona tregojnë se nëse nuk vaksinojmë njerëzit, mund të kemi deri në disa qindra mijëra raste në ditë, të ngjashme me situatën tonë në fillim të janarit”, tha Rochelle Walensky, drejtore e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC ), tha CNN.

Ekziston frika te zyrtarët shëndetësorë se nëse amerikanët nuk vaksinohen, atëherë shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve do të vazhdojnë të rriten.

Rreth 50 për qind e banorëve amerikanë janë plotësisht të vaksinuar dhe më shumë se 70 për qind e të rriturve kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Numri i rasteve ditore në muajin janar në Shtetet e Bashkuara kishte arritur në 250.000.

LEXO EDHE:

Back to top button