SHBA-ja shtyn testimin e raketës ndërkontinentale mes tensioneve me Kinën

SHBA-ja shtyn testimin e raketës ndërkontinentale mes tensioneve me Kinën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shtyrë një test rutinë të një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM) për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve me Kinën.

Wall Street Journal raportoi se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden e bëri këtë veprim në mes të shfaqjes së forcës së Pekinit pranë Tajvanit, duke cituar zyrtarë amerikanë.

Zyrtarët nuk thanë se sa mund të zgjaste vonesa, por njëri tha se mund të zgjasë 10 ditë, shtoi raporti, raporton skynews.

“Ky është një test i planifikuar prej kohësh, por po vonohet për të sqaruar çdo keqkuptim duke pasur parasysh veprimet e PRC [Republika Popullore e Kinës] mbi Tajvanin”, tha një zyrtar i mbrojtjes për Wall Street Journal.

Theksojmë se tensionet mes SHBA-së dhe Kinës janë rritur së fundi pas vizitës së kryetares së Kongresit amerikan, Nancy Pelosi që i bëri së fundi Tajvanit.

Ndryshe, Kina tash e sa dekada e konsideron ishullin tajvanez si pjesë të sajën.

LEXO EDHE:

Back to top button