SHBA, kampionia olimpike sulmohet me sprej

Gjimnastja amerikane Sinisa Lee, kampionia olimpike në garën ekipore “Tokio 2020”, ka qenë viktimë e një sulmi racist në Los Anxhelos, ku ndodhet për të marrë pjesë në emisionin televiziv “Vallëzim me yjet”.

Ka qenë vetë kampionia olimpike që ka denoncuar ngjarjen, kur është sulmuar nga një makinë teksa ishte në rrugë.

“Isha me mikeshat e mia në rrugë dhe po prisnim makinën, kur nga një makinë tjetër më sulmuan me spray djegës në fytyrë. “Kthehuni nga keni ardhur” na thanë. Isha e inatosur, por s’mund të bëja asgjë, pasi ata u larguan menjëherë”, tha Sunisa Lee.

Kujtojmë se prindërit e gjimnastes amerikane, kanë emigruar në Amerikë nga Laosi, ku dhe është rritur Lee.

LEXO EDHE:

Back to top button