SHBA, lirohet me kusht agjentja që vrau 20-vjeçarin me ngjyrë

Një ish-oficere e policisë e bardhë, e cila qëlloi për vdekje 20-vjeçarin me ngjyrë në Minesota është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, thonë prokurorët.
Kim Potter u arrestua dhe më vonë u la e lirë me kusht pasi pagoi 100 mijë dollarë. Policia thotë se zonja Potter qëlloi Daunte Ëright aksidentalisht, pasi gabimisht kishte tërhequr armën e saj.
Duke iu përgjigjur akuzave, avokati i familjes Ëright, Ben Crump tha se vrasja ishte një “përdorim i qëllimshëm dhe i paligjshëm i forcës”.
Zonja Potter dhe shefi i policisë lokale Tim Gannon kanë dhënë dorëheqjen. Sot agjentja e akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, një krim që përfshin një dënim deri në 10 vjet burg, do të paraqitet në gjykatë përmes Zoom.
Vrasja ka shkaktuar përplasje midis policisë dhe protestuesve në Brooklyn Center, një periferi e Minneapolis, ndërsa qindra demonstrues sfiduan përsëri shtetrrethim për t’u mbledhur jashtë selisë së policisë.
Ndërkohë, kryebashkiaku i Qendrës Brooklyn ka zgjatur shtetrrethimin pas tri netëve rresht të përplasjeve midis demonstruesve dhe policisë.