SHBA miraton dërgimin e aeroplanëve luftarakë F-16 në Ukrainë nga Danimarka dhe Holanda
SHBA miratron dërgimin e aeroplanëve luftarakë F-16 në Ukrainë nga Danimarka dhe Holanda

Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar dërgimin e aeroplanëve luftarakë F-16 në Ukrainë nga Danimarka dhe Holanda, me qëllim që vendi të mbrohet nga pushtuesit rusë, në momentin kur përfundon trajnimi i pilotëve, ka thënë një zyrtar amerikan. Uashingtoni u ka dhënë garanci zyrtare Danimarkës dhe Holandës se Shtetet e Bashkuara do ta përshpejtojnë miratimin e kërkesës për dërgimin e aeroplanëve në Ukrainë, sapo të përfundojë trajnimi i pilotëve, ka thënë zyrtari. Një koalicion prej 11 shtetesh pritet të nisë trajnimin e pilotëve ukrainas për përdorim të aeroplanëve F-16 këtë muaj në Danimarkë. Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka përkrahur programin e trajnimit për pilotët ukrainas qysh prej majit. Përveç trajnimeve në Danimarkë, një qendër tjetër trajnuese ishte planifikuar të krijohej edhe në Rumani. Një ditë më parë, Kievi ka thënë se nuk pret që këtë vjeshtë dhe dimër t’i sigurojë aeroplanët F-16. /Alsat.mk