SHBA mundi bindshëm Spanjën, në miqësoren e fundit

Basketbollistët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mundën kombëtaren e Spanjës, në ndeshjen kryesore para Lojrave Olimpike “Tokio 2020”. SHBA dominoi parketin në Las Vegas, duke mundur spanjollët me rezultat 83-76.
Kjo ishte sfida e katërt për të përzgjedhurit e trajnerit Greg Popoviç, në kuadër të përgatitjeve për Lojrat Olimpike, ku kanë shënuar 2 fitore dhe 2 disfata.
Lilard me 19 pikë dhe Xhonson me 15 pikë ishin më efikas te SHBA, ndërsa te Spanja u dallua Rubio me 23 pikë.