SHBA, protesta para inaugurimit të Bajdenit

Grupe protestuesish, disa prej tyre të armatosura, u mblodhën përpara zyrave qeveritare në Shtetet e Bashkuara, ku tensionet mbeten të larta pas trazirave të 6 janarit në Kongres. Protesta në mbështetje të presidentit në largim, Donald Trump, u zhvilluan në Teksas, Oregon, Miçigen, Ohajo dhe në vende të tjera. Edhe pse një pjesë e tubuesve mbanin armë, protestat ishin përgjithësisht të qeta. FBI ka paralajmëruar për protesta të armatosura përpara ceremonisë së inaugurimit presidencial. Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, e merr detyrën dy javë pasi mbështetësit e Trumpit sulmuan ndërtesën e Kongresit në Uashington, duke lënë pesë persona të vdekur, përfshirë një efektiv policie. Më shumë se 25,000 trupa të Gardës Kombëtare janë duke siguruar Uashingtonin.

LEXO EDHE:

Back to top button