SHBA/ Qytetarët që mbajnë emrat e njëjtë me presidentët amerikanë rrëfejnë përparësitë por dhe telashet në jetën e tyre

SHBA/ Qytetarët që mbajnë emrat e njëjtë me presidentët amerikanë rrëfejnë përparësitë por dhe telashet në jetën e tyre

“Unë quhem Donald Tramp.”

“Unë jam Abraham Linkoln.”

“Unë jam Grover Klivlend.”

“Dhe unë jam Uilliam J. Klinton.”

Duket e pabesueshme por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka vetëm një Donald Tramp. Nuk ka vetëm një Klinton. Shumë njerëz ndajnë emra me presidentë të famshëm. Donald Tramp, një veteran dhe banor i Alabamës, tha se për shkak të emrit të tij shpesh i jepen gjëra falas.
Donald Tramp, veteran

“Ka pasur shumë raste kur jam trajtuar si klasi i parë. Ka pasur raste kur kam bërë rezervime për një hotel dhe më kanë dhënë apartamentin pa pagesë. Kam ngrënë disa vakte falas në restorante”, tha Trump.
Abraham Linkoln, jeton në Uashington dhe thotë se emri i njëjtë me një nga figurat më të mëdha të historisë është bekim dhe mallkim.

“Sikur është me të vërtetë e mirë, njerëzit janë disi të mahnitur. Gjithashtu, e dini, aty ku përshtypjet e para kanë vërtet rëndësi, njerëzit nuk do ta harrojnë emrin tim, prandaj, ata zakonisht nuk do ta harrojnë përshtypjen e parë”, tha Abraham Linkoln, bankar .
Në adresë të personave me emra të njëjtë me presidentët e SHBA-së shpesh u kanë mbërritur edhe letra interesante nga të burgosurit. Kërkonin falje për veprat e tyre.

LEXO EDHE:

Back to top button