SHBA regjistron 618 raste të varianteve të reja të koronavirusit

Shtetet e Bashkuara deri më tani kanë regjistruar të paktën 618 raste të varianteve të reja të koronavirusit në 33 shtete, rreth 99% e të cilave (611) lidhen me variantin anglez të virusit, 5 me të Afrikës së Jugut dhe 2 me atë brazilian. Lajmi është njoftuar Agjencia Amerikane për Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), sipas në CNN.

Florida është shteti më i prekur, me 187 raste, ndjekur nga Kalifornia me 145.

Shtetet e Bashkuara regjistruan një ditë më parë 119 931 raste të reja të koronavirusit dhe 4 941 vdekje të tjera të lidhura me sëmundjen, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Të dhënat e reja sjellin numrin e përgjithshëm të infeksioneve që nga fillimi i pandemisë në 26 676 957 dhe atë të vdekjeve në 455738.

Në Shtetet e Bashkuara deri më tani janë shpërndarë 57 489,675 doza të vaksinave dhe të paktën 35 203 710 doza janë administruar, ka njoftuar agjencia federale amerikane për parandalimin e sëmundjeve (CDC).

Po një tjetër paralajmërim vjen nga Instituti për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit, sipas të cilit numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara mund të arrijë në 631 mijë deri në 1 Qershor.

Niveli i 631 mijë viktimave konsiderohet më i mundshmi, por do të varet shumë nga përparimi i fushatës së vaksinimit dhe përhapja e varianteve të ndryshme të koronavirusit në vend. Në skenarin më të keq, studiuesit e IHME parashikojnë gjithsej 703 mijë vdekje në fillim të qershorit.

Sipas IHME, numri i vdekjeve ditore në SHBA ka kaluar tashmë kulmin dhe po bie dhe deri më 1 Qershor instituti vlerëson se 123000 jetë janë shpëtuar falë programit të vaksinimit që po zhvillohet.

LEXO EDHE:

Back to top button