SHBA regjistron mbi 250 mijë raste të reja me Covid-19

Në 24 orët e fundit numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 305.088, prej të cilëve 2.319 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 254.108, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 16.551.634.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 9,64 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 219,5 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 1,55 milion raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 35.500 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,87 milionë raste dhe Brazili me mbi 6,8 milionë.

LEXO EDHE:

Back to top button