SHBA rikthehet tek Organizata Botërore të Shëndetësisë

Presidenti i SHBA Joe Biden ka nënshkruar një letër që tërheq vendimin e Donald Trump për t’u larguar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Më 6 korrik 2020, SHBA njoftoi zyrtarisht OBSH-në për tërheqjen e saj, pavarësisht kritikave të përhapura dhe një mungese pothuajse të plotë të mbështetjes ndërkombëtare për lëvizjen në mes të një pandemie.
Donald Trump njoftoi synimin e tij për t’u tërhequr në maj të vitit të kaluar, duke akuzuar OBSH-në, pa prova, për mbajtjen e informacionit dhe se mbështeste Kinën.
“OBSH luan një rol vendimtar në luftën e botës kundër pandemisë vdekjeprurëse Covid-19, si edhe ndaj kërcënimeve të tjera të panumërta për shëndetin global dhe sigurinë shëndetësore”, shkroi Biden”.

LEXO EDHE:

Back to top button