SHBA: Rreth 1500 trupa do të dislokohen në kufi me Meksikën
SHBA: Rreth 1500 trupa do të dislokohen në kufi me Meksikën

Pentagoni do të dislokojë deri në 1.500 trupa aktivë për të ndihmuar në sigurinë e kufirit jugor, thanë zyrtarët amerikanë. Forcat pritet të përdoren për të mbështetur agjentët e patrullimit kufitar, me logjistikë, transport dhe ndërtimin e barrierave. Ky vendim është në kuadër të zbatimit të planeve që presidenti Donald Tramp i ka shpalosur në urdhrat ekzekutivë të nënshkruar pasi mori detyrën e presidentit, që synojnë të luftojnë imigrimin e paligjshëm. Në një ndër urdhrat e parë të hënën, Trump udhëzoi sekretarin e Mbrojtjes që të paraqesë një plan për kufirin dhe si të luftohet “imigrimi masiv i paligjshëm”. Ushtarëve aktivë amerikanë, sipas ligjit, iu ndalohet që të arrestojnë apo ndalojnë njerëz në kufi, nëse presidenti nuk e shfuqizon një ligj të miratuar në shekullin e 19-të. Nuk dihet nëse presidenti Donald Tramp do e shfuqizojë këtë ligj apo jo. /Alsat.mk