SHBA: Shpresojmë që Irani t’i rikthehet diplomacisë

SHBA-ja shpreson që Irani t’i rikthehet diplomacisë pas hapit prapa të Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe për rezolutën kundër Teheranit për kufizimin e inspektimeve nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike AIEA.

“Ne po shqyrtojmë me një interes të madh vullnetin e Iranit për t’u angazhuar në një mënyrë që rezulton me progrese të besueshme dhe konkrete”, deklaroi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Prix.

”SHBA-ja shpreson që Teherani t’i rikthehet diplomacisë”, theksoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button