SHBA, tarifa të reja për produktet e BE-së

SHBA ka vendosur të ashpërsojë tarifat ndaj disa vendeve për shkak të mosmarrëveshjeve mbi subvencionet për prodhuesit e avionëve Airbus dhe Boeing. SHBA dhe Bashkimi Evropian janë në grindje rreth subvencioneve për industrinë e aviacionit. Për 16 vjet me radhë vazhdojnë mosmarrëveshjet. Tani SHBA po zgjeron tarifat ndëshkuese. Në veçanti të prekura janë kompanitë që merren me prodhimin e pjesëve të avionëve nga Franca dhe Gjermania. Organizata Botërore e Tregtisë i ka lejuar Bashkimit Evropian në nëntor të vendosë tarifa ndëshkuese me vlerë katër miliardë dollarësh në vit për produktet e SHBA-së, për shkak të ndihmave të paligjshme shtetërore amerikane për prodhuesin e avionëve Boeing. BE-ja shpreson se pasardhësi i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, demokrati Joe Biden, do të pranojë të flasë për një zgjidhje të mosmarrëveshjes që po po zgjatë prej vitit 2004, rreth financimit të shtetit për kompanitë Boeing dhe Airbus. BE dhe SHBA e akuzojnë njëra-tjetrën për mbështetje të paligjshme të prodhuesve të tyre të avionëve.

LEXO EDHE:

Back to top button