SHBA, vaksinimi kundër Covid-19 mund të nis me 11 dhjetror

Qytetarët amerikanë do të mund të marrin vaksinën Clovid-19 më shpejt nga sa ishte menduar. Sipas shefit të programit të vaksinave kundër koronavirusit në SHBA, Moncef Slaoui tha se vaksinimi tek qytetarët amerikanë do të mund të fillojë më 11 dhjetor.

Ai bëri të ditur planin  që të “dërgojë vaksina në vendet e imunizimit brenda 24 orësh” pasi një vaksinë të miratohet.

Të premten kompania farmaceutike Pfizer, paraqiti një kërkesë në Administratën e Ushqimit dhe Barnave, për të kërkuar autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinën, derisa një komitet këshillimor i vaksinave të FDA-së pritet të takohet më 10 dhjetor.

Slaoui tha se kjo do të thotë se në qoftë se miratohet vaksina, ajo do mund të aplikohet të nesërmen.

Ekspertët kanë thënë fillimisht se nuk do të ketë vaksina të mjaftueshme për të gjithë.

Vaksinimi pritet së pari të përfshijë punonjësit e kujdesit shëndetësor, të moshuarit dhe njerëzit me sëmundje shoqëruese.

LEXO EDHE:

Back to top button