SHBA, zëdhënësja e Trump-it pozitive me COVID-19

Zëdhënësja për Shtypin e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany njoftoi sot se ka rezultuar pozitive për COVID-19.

“Unë do të karantinohem dhe do të vazhdoj të punojë në distancë. Nuk kam ndonjë simptomë”, tha ajo në një deklaratë të postuar në Twitter

McEnany është kritikuar ditët e fundit për informimin e gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë pa vënë një maskë mbrojtëse.

Ajo i bashkohet grupit në rritje të personave rreth presidentit Donald Trump, të cilët janë infektuar me koronavirus.

LEXO EDHE:

Back to top button