Shefi i NATO-s: Bakhmuti mund të bjerë së shpejti

Shefi i NATO-s: Bakhmuti mund të bjerë së shpejti

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg komentoi betejën për Bakhmutin në një konferencë për shtyp të mërkurën. Ai ka thënë se mund të bjerë në duart e Rusisë në ditët në vijim.

“Ajo që ne shohim është se Rusia po hedh më shumë trupa, më shumë forca dhe ajo që i mungon Rusisë në cilësi, ata po përpiqen ta kompensojnë në sasi. Ata kanë pësuar humbje të mëdha, por në të njëjtën kohë nuk mund të përjashtojmë që Bahmuti mund të bjerë në ditët në vijim”, ka thënë ai.

“Kjo do të thotë se ne nuk duhet të nënvlerësojmë Rusinë. Ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, ka shtuar Stoltenberg.

Për disa muaj, forcat e armatosura të Rusisë dhe luftëtarët mercenarë të Wagnerit kanë tentuar ta marrin Bakhmutin në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë.

Moska ka synim ta ketë nën kontrollin të gjithë rajonin e Donetskut.

LEXO EDHE:

Back to top button