Shefi i OKB-së: Çdo sulm në Rafah të Gazës do të shkaktojë katastrofë humanitare

Shefi i OKB-së: Çdo sulm në Rafah të Gazës do të shkaktojë katastrofë humanitare

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se kishte një konsensus të qartë ndërkombëtar se çdo sulm tokësor në qytetin jugor të Gazës, Rafah, do të shkaktonte një katastrofë humanitare.

Ai foli gjatë një konference për shtyp në aeroportin al-Arish të Egjiptit pranë pikës kufitare Rafah me Gazën, pasi Izraeli përsëriti një kërcënim për të nisur një operacion të madh ushtarak në Rafah, i mbushur me njerëz të zhvendosur pas pesë muajsh lufte.

Që prej fillimit të luftës në Gaza, që përkon me datën 7 tetor 2023, numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 32 mijë. Ndërkohë numri i të plagosurve është rritur në mbi 75 mijë. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button