Sheiku i Katarit, ofertë prej 5 miliard paund për “Djajtë e Kuq”

Sheiku i Katarit Jasim bin Hamad Al Thani po jep më shumë se 5 miliardë paund për Man. Junajted. Sipas gazetarit të “CBS Sports”, Ben Jakobs, Al Thani ka bërë një ofertë përfundimtare për të blerë “Djajtë e Kuq”, për më shumë se 5 miliardë paund. Propozimi i Jasimit përfshin gjithashtu një plan për të investuar fonde të konsiderueshme shtesë dhe investime në infrastrukturën e klubit.

Më shumë se 5 miliardë paund nuk janë paguar kurrë për një klub sportiv. Marrëveshja më e madhe për të blerë një klub sportiv deri më tani u përfundua në vitin 2022, kur klubi i NFL, “Denver Broncos” u shit për 4.65 miliardë dollarë ose (3.75 miliardë paund).

“Sky Sports” raporton se familja Glejzers mund të refuzojnë Al Thani, pavarësisht se shuma që ai ofroi mund të jetë shitja rekord e klubit në historinë e sportit. Amerikanët duan rreth 6 miliardë paund për Man. Junajtedin.

Al Thani dëshiron të blejë 100% skuadrën angleze. Vihet re se një dëshirë të tillë kanë vetëm investitorët nga Katari, të cilët janë gati të paguajnë më shumë për mundësinë e zotërimit të një klubi kaq të madh./abcneës.al/

LEXO EDHE:

Back to top button