Sheiku që synon ta blejë Junajtedin, premton 3 blerje të mëdha

Jassim bin Hamad Al Thani, sheiku arab që synon ta blejë klubin e Man. Junajtedin ka nisur që tani synimet për të përforcuar skuadrën. Sipas të përditshmes gjermane “The Bild”, Al Thani është i gatshëm të blejë yllin francez, Kilian Mbape, Eduardo Kamavingan dhe Kingsli Komanin.

24-vjeçari Mbape, nënshkroi një kontratë të re me kampionët e Ligue 1 vetëm vitin e kaluar dhe thuhet se fiton një shumë të madhe prej 5.3 milionë funte çdo muaj. Miliarderi i Katarit, Sheikh Jassim shpreson të përfundojë një blerje të plotë të Junajtedit pas dorëzimit të një oferte të re në fund të muajit prill.

Ai shpreson ta fitojë garën me biznesmenin britanik Sir Xhim Ratklif për pronësinë e “Djajve të Kuq“. “Bild” pretendon se Sheikh Jassim ka plane të mëdha me “Djajtë e Kuq” nëse ai zëvendëson familjën Glejzers gjatë kësaj vere.

LEXO EDHE:

Back to top button