Shekerinska-Tonini: Dënojmë ashpër sulmet në Kabul!

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska pas takimit me homologun slloven, Matej Tonini, tha se si dy shtete anëtare të NATO-s dënojnë ashpër sulmet terroriste në aeroportin e Kabulit, shkruan Alsat. Shekerisna tha se dy vendet janë të gatshme me kapacitetet e tyre t’i kundërvihen këtyre zhvillimeve.

“Në fushën e mbrojtjes me Slloveninë kemi bashkëpunim të shkëlqyer, sidomos tani me anëtarësimin tonë në NATO, ky bashkëpunim ka arritur në nivel më të lartë. Takimin e filluam me shqetësim të thellë ndërkaq dënojmë ashpër atë që ndodhi dje në Kabul të Afganistanit, sulmet në të cilat humbën jetën ushtarë dhe civilë. Duam ta dënojmë fuqishëm dhunën e pajustifikuar, të pakuptueshme dhe të papranueshme si dhe të themi se si anëtarë të NATO -s, ne do ta kundërshtojmë fuqishëm këto zhvillim në Afganistan”, deklaroi Shekerinska.

 

LEXO EDHE:

Back to top button