Shembet dyshemeja e një tempulli në Indi, 35 të vdekur

Shembet dyshemeja e një tempulli në Indi, 35 të vdekur

Të paktën 35 persona kanë vdekur pasi dyshemeja e një tempulli hindu u shemb në Indore të Indisë qendrore, me besimtarët duke rënë në një pus poshtë.

Doli se dyshemeja që mbulonte pusin – një burim uji komunal – përbëhej vetëm nga pllaka të vendosura mbi një grilë metalike.
Një numër i madh besimtarësh, kryesisht gra dhe fëmijë, ishin të pranishëm në tempull për festivalin hindu të Ram Navami. Policia tha se dyshemeja e dobët u lëshua nën peshën e tyre. Pusi kishte thellësi prej 7.6 metra kur ata ranë.

Pamjet televizive treguan punonjësit e urgjencës duke përdorur litarë dhe shkallë për të arritur të bllokuarit.

Zyrtarët thonë se operacionet e shpëtimit po vazhdojnë, raporton Guardian.

Një tragjedi e ngjashme ndodhi nëntorin e kaluar në Gujarat, Indinë perëndimore, kur 135 njerëz – kryesisht gra dhe fëmijë – ranë për vdekje poshtë në lumin Morbi.

LEXO EDHE:

Back to top button