Shembet miniera e arit në Mali, të paktën 48 viktima

Shembet miniera e arit në Mali, të paktën 48 viktima

Të paktën 48 persona humbën jetën si pasojë e një rrëshqitje dheu që goditi një vend të minierave të paligjshme të arit në Malin perëndimor, thanë burimet për AFP.

“Numri i të vdekurve është 48 si pasojë e rrëshqitjes së dheut”, tha një burim i policisë lokale.

Sipas një zyrtari lokal të kontaktuar me telefon nga Agence France-Presse, “tragjedia ka ndodhur në Bilali Koto”.

“Viktimat janë kryesisht gra”, vazhdoi ai.

“Në mesin e tyre është një grua me foshnjën e saj në shpinë”, tha një burim policor.

LEXO EDHE:

Back to top button