Shembja e urës në SHBA/ Shpëtohen 2 persona, një në gjendje të rëndë

Shembja e urës në SHBA/ Shpëtohen 2 persona, një në gjendje të rëndë

Forcat e kërkimit shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga uji dy persona, një prej të cilit është në gjendje të rëndë, sipas shefit të departamentit të zjarrfikësve në Baltimore.

James Wallace tha se njësia e parë mbërriti në vendngjarje në orën 1:50 të mëngjesit dhe raportoi “kolapsin e plotë” të urës Key.

Ekipet e urgjencës po vazhdojnë të kërkojnë për më shumë se 7 persona, duke theksuar se operacionet e shpëtimit do të vazhdojnë kërkimet gjatë gjithë ditës.

Ura e gjatë 2.5 km u shemb në lumin Patapsco pas përplasjes nga anija me kontejnerë duke bërë që disa automjete me njerëz brenda të binin në ujë. Departamenti i Zjarrfikësve të qyteti thanë se aktualisht janë në kërkim për të paktën 20 persona.

Kushtet e vështira të motit të keq dhe mbetjet e urës që ranë në ujë kanë vështirësuar punën e ekuipazhit të shpëtimit, temperaturat të porti është -1 °C.

Ura e Francis Scott Key, më e madhja në zonën e Baltimores, është ndërtuar në vitin 1977, është 2.5 km e gjatë dhe vlerësohet të kalohet nga 11.5 milionë automjete në vit me një kosto ndërtimi prej 110 milionë dollarësh. /abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button