Shenjat e kolesterolit të lartë në këmbë
Rritja e kolesterolit në gjak është një nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe sistemit tonë të qarkullimit të gjakut.

Siç paralajmërojnë mjekët, prandaj është e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje që në fillim shenjave paralajmëruese që tregojnë qartë se kemi një nivel të ngritur të kolesterolit të keq në gjak.
Kolesteroli i lartë tek njerëzit mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së arterieve periferike, duke shkaktuar zhvillimin e simptomave të pazakonta të këmbëve, raporton Health.
Simptomat më të zakonshme të këmbëve tona që mund të tregojnë një nivel të lartë të kolesterolit në gjak janë:
këmbët gjithmonë të ftohta
ënjtje e këmbëve
dhimbje në këmbë
hiperpigmentim ose disa ndryshime të tjera në lëkurën e këmbëve
thonj të trashë ose të deformuar të këmbëve.
Edhe pse këto simptoma nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht menjëherë se kemi problem me kolesterolin e lartë, nëse disa prej tyre shfaqen së bashku, mjekët thonë se do të ishte mirë që njeriu të bënte një ekzaminim për të përjashtuar këtë gjendje.