Shenjat që tregojnë se dhimbjet e fytit mund të jenë vdekjeprurëse

Në shumicën e rasteve, dhimbjet e fytit shkaktohen nga viruse të ndryshme, si ftohja e zakonshme, ose nga pirja e duhanit.

Por, ka disa shenja që shfaqen me dhimbje të fytit dhe mund të jenë vdekjeprurëse.

Për të ndihmuar në qetësimin e dhimbjes së fytit, ka gjëra që mund të bëni, duke përfshirë shmangien e duhanit dhe qëndrimin pranë njerëzve që pinë duhan.

Një ekspert thotë se dhimbja e fytit është një nga shenjat e para të kancerit të fytit.

Dr. Omid Mehdizadeh, otolaringolog dhe laringolog, tha se nëse një tumor po rritet në njërën anë të fytit, ai mund të shkaktojë dhimbje vetëm në atë anë, shkruan The Sun.

Ai shpjegoi se mënyra e vetme për të diagnostikuar një tumor është të vizitoni një mjek, i cili mund të kontrollojë gjendjen.

Gjithashtu edhe gripi mund të jetë vdekjeprurës për të moshuarit dhe njerëzit e pambrojtur, kështu që është e rëndësishme që të kujdeseni për ta gjatë muajve të dimrit.

Zakonisht, gripi mund të kalojë edhe vetë, por duhet të provoni të pini lëngje të ngrohta, të bëni një dush të nxehtë dhe të bëni gargarë me ujë me kripë.

LEXO EDHE:

Back to top button