Shenjat që tregojnë se keni mungesë të proteinave në organizëm
Shenjat që tregojnë se keni mungesë të proteinave në organizëm

Në botën e ushqimit dhe dietave, ekziston një bollëk informacioni dhe po aq shumë keqkuptime për proteinat. Por një gjë është e qartë: proteinat janë të domosdoshme për funksionimin e duhur të trupit dhe shumë njerëz, shpesh pa e ditur, nuk i marrin në sasinë e nevojshme.
Çfarë është proteina dhe pse ka rëndësi?
Proteinat janë makronutrientë thelbësorë, përkrah karbohidrateve dhe yndyrnave, dhe ndërtohen nga aminoacide – që shpesh përshkruhen si “blloqet ndërtuese të jetës”. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit të SHBA-së, proteinat luajnë role kyçe në ndërtimin, funksionimin dhe riparimin e indeve dhe organeve të trupit.
“Janë molekula të mëdha e komplekse që kryejnë funksione të shumta, nga enzimat dhe hormonet te struktura e indeve dhe rikuperimi pas lëndimeve apo stërvitjes,” shpjegon dietologia Cara Harbstreet për Prevention.
Shenjat që tregojnë mungesë të proteinave në trup
Nutricionistët bien dakord se mungesa e proteinave mund të manifestohet përmes disa simptomave të zakonshme:
1.Uri e shpeshtë dhe ndjesi e vazhdueshme e pangopur, sidomos mes vakteve.
2.Lodhje fizike dhe mendore, sidomos nëse keni një stil jete aktiv.
3.Dobësi muskulare ose rikuperim i ngadaltë pas stërvitjes apo një sëmundjeje.
4.Rënie e imunitetit dhe infeksione të shpeshta.
5.Thonj të brishtë, lëkurë të thatë apo rënie të flokëve, në raste të zgjatura mungese.
Sipas Lauren Harris-Pincus, autore e librit The Protein-Packed Breakfast Club, nëse po merrni mjaftueshëm proteina, do të ndiheni të ngopur dhe do të rikuperoheni më shpejt pas lodhjes apo stërvitjes. Syri.net-iefimerida