Shënohet “1 Prilli” në Shkup, fëmijët vishen me kostume të ndryshme

Shënohet “1 Prilli” në Shkup, fëmijët vishen me kostume të ndryshme

Gazetar: Avni Tahiri

Me ngjyra e pranverës dhe me nga një lule në kokë, fëmijët sot pushtuan qendrën e Shkupit.

Për ditën e shakave, 1 prillin, disa fëmijë tjerë kishin zgjedhur të vishen me të veçantë duke zgjedhur të duken si heronjtë e tyre të preferuar.

për tu dukur të gjithë këto 220 fëmijët njësoj, ekipit të edukatorëve u është dashur të përgatiten dy muaj më herët.

“Kjo është traditë e jona veç më, çdo vit që nga viti 2001maskohemi në grup dhe sot jemi të maskuar në lule që ta zbukurojmë qytetin dhe këtë ngjyrë hiri që sot është, do të ecim së bashku dhe shpresoj që do të jemi interesant. 00:47 çdo maskë është e bërë nga letra dhe përafërsisht një muaj e gjysmë bëhemi gati. Këtu kemi rreth 220 fëmijë. Porosia që e dërgoni nga këtu cila është? Qëndroni të lumtur, bëni shaka dhe bëhuni pozitiv”, deklaroi Biljana Karamanulevska – punonjëse në Çerdhe.

Data 1 prill njihet në shumë vende si dita e shakave. Në 1957, mijëra shikues besuan një raport të publikuar në BBC, sipas të cilit, shkencëtarët kishin zbuluar në Zvicër, pemë që prodhonin makarona. Ndërsa shakaja më e çmendur konsiderohet ajo e një gruaje amerikane që u arrestua nga policia, pasi deklaroi se kishte vrarë burrin e saj.  /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button