Shënohet 31 vjetori i ushtrisë së Maqedonisë

Shënohet 31 vjetori i ushtrisë së Maqedonisë

Vendi duhet t’u përgjigjet ndryshimeve radikale të ambientit të sigurisë në Evropë dhe Botë, nuk duhet të jetojë me të vjetrën, por duhet të kontribuojmë vazhdimisht në mbrojtje dhe siguri të shtetit. Kështu deklaroi numri një i shtetit, Stevo Pendarovski, duke nënvizuar se qëllimi kryesor nuk duhet të jetë vetëm përmirësimi i ushtrisë në pjesën strukturore, por edhe modernizimi i saj.

Konteksti i ri i sigurisë i detyron edhe shtetet që me dekada janë ushtarakisht neutrale, të ndajnë më shumë resurse për sigurinë personale dhe disa prej tyre për herë të parë, pas Luftës së Dytë Botërore investojnë madje edhe në sisteme mbrojtëse ushtarake…. Është e patjetërsueshme t’i realizojmë planet, që parashikojnë investim prej 955 milionë eurosh për 10 vitet e ardhshme për modernizim dhe pajisje”, deklaroi Stevo Pendarovski, President.

Në shënimin e 31-vjetorit të ushtrisë u fol për rolin e saj në shoqëri, ku mes të tjerash nënvizohet përkushtimi i dhjetëra gjeneratave në realizimin e qëllimit strategjik për integrimet euroatlantike të vendit.

“Më e rëndësishmja është se paqen dhe lirinë, nuk duhet asnjëherë t’i marrim të mirëqena, por duhet të qëndrojmë të përgatitur dhe në gjendje gatishmërie, me shpresë që asnjëherë të mos kemi nevojë ta mbrojmë, por në çdo moment të jemi të gatshëm për të parandaluar kërcënimet, sipas idealeve të shoqërisë tonë dhe themeleve të shtetit“, tha Sllavjanka Petrovska, Ministre e Mbrojtjes.

Gjatë shënimit të kësaj dite, për herë të parë në vendin tonë, kreu i shtetit shpërbleu 13 pjesëtarë të ushtrisë me medalje për pjesëmarrje në operacionet humanitare ose paqësore jashtë territorit të shtetit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button