Shënohet 81-vjetori i deportimit të mbi 7 mijë hebrenjve në kampin e përqendrimit, Treblinka
Shënohet 81-vjetori i deportimit të mbi 7 mijë hebrenjve në kampin e përqendrimit, Treblinka

Në Maqedoninë e Veriut u shënua 81-vjetori i deportimit të mbi 7 mijë hebrenjve në kampin e përqendrimit, Treblinka. Natën midis 10 dhe 11 marsit 1943 u arrestuan mbi 7 mijë hebrenj në Maqedoni dhe u burgosën në ish kombinatin e duhanit, i cili në atë kohë ishte kamp i përkohshëm përqendrimi. Më së shumti hebrenj kishte nga Manastiri, Shkupi dhe Shtipi. Sipas evidencës së autoriteteve të atëhershme okupuese bullgare dhe gjermane, u arrestuan 7.144 hebrenj. Në Treblinkë u vranë 98 për qind nga komuniteti hebrenj në Maqedoni. Në përkujtim të hebrenjve të depërtuar të Maqedonisë kreu shtetëror vendosi kurora me lule te Monopoli, ish kombinati i duhanit. Sipas vlerësimeve në Treblinkë janë vrarë rreth 900 mijë njerëz, prej të cilëve mbi 750.000 hebrenj. Viktimat e holokaustit në këtë kamp, i cili ndodhej 100 kilometra në verilindje të Varshavës, ishin vrarë midis muajit korrik të vitit 1942 dhe tetorit të vitit 1943. /Alsat.mk