Shënoi gol ndaj tyre, ndërsa tani “Zonja e Vjetër” e kërkon atë në Torino

“Corriere dello Sport” bën një pasqyrë të së ardhmes së Xhonatan Dejvid dhe shpjegon se qendërsulmuesi kanadez, i cili shënoi kundër Juventusit, vazhdon të jetë objektivi i Kristiano Xhiuntoli.
Fakti që ai ka një kontratë me Lille, e cila iskadon në qershor 2025, do ta bëjë një objektiv të sigurt transferimi, por për ta blerë në janar dhe liruar nga klubi transalpin gjashtë muaj para skadimit të kontratës, duhet një shifër midis 15 dhe 20 milionë euro.
Megjithatë, nuk është e sigurt se mbërritja në qershor mund të jetë zgjidhja e duhur për t’i siguruar shërbimet e djaloshit të lindur më 2000. Në fakt, gjysma e Premier Ligës është në gjurmët e tij, sidomos Liverpulli, Arsenali dhe Man. Junajtedi.
Synimi i Dejvidi dhe rrethit të tij është ta arrijë afatin final, sepse në atë moment, pra në qershor 2025, mund të bëjnë kërkesa më të rëndësishme financiare. Agjenti i tij kërkon 7-8 milionë euro komisione, Dejvidi një pagë të paktën 5 milionë euro neto në vit.