Sherri mes bandave le të vdekur së paku 24 të burgosur në Ekuador

Trazirat e së martës në burgun e qytetin bregdetar Guayaquil të Ekuadorit, ka lënë 24 të burgosur të vdekur dhe 48 të plagosur, bëjnë të ditur zyrtarët, transmeton Anadolu.

Gjatë përleshjeve që shpërthyen midis bandave rivale në burgun Litoral, 5 të burgosurve iu pre koka dhe të tjerët u vranë me objekte të mprehta, sipas një deklarate nga autoritetet e burgut.

Një numër i madh i njësive policore dhe ushtarake u vendosën në burg për të rivendosur rendin.

Videot e shpërndara në mediat sociale treguan se shumë të burgosur ishin ngjitur në çatinë e burgut dhe u dëgjuan të shtëna dhe shpërthime.

Mediat lokale raportuan se trazirat filluan në repartet e anëtarëve të bandave “Los Lobos” dhe “Tiguerones”.

Në korrik, presidenti i Ekuadorit shpalli gjendje të jashtëzakonshme në burgjet e vendit pasi luftimet mes bandave rivale lanë 22 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Rreth 38.000 të burgosur aktualisht po vuajnë dënimet në 60 objekte në Ekuador të planifikuara për 29.000 të burgosur, gjë që ndonjëherë rezulton në trazira.

Më 24 shkurt, të paktën 80 të burgosur humbën jetën në trazirat që shpërthyen njëkohësisht në objektet e tre qyteteve.

LEXO EDHE:

Back to top button