Shfuqizimi i Balancuesit/ Minçev: Ekspertët po punojnë në zgjidhjen ligjore

Shfuqizimi i Balancuesit/ Minçev: Ekspertët po punonjë në zgjidhjen ligjore

Ministri i Administratës Goran Minçev sot deklaroi se ekspertët punojnë në zgjidhjen e paralajmëruar ligjore për përfaqësim të drejtë të komuniteteve etnike, pas shfuqizimit të balancuesit, shkruan Alsat.

Minçev, nuk dha detaje se çfarë do të përmbajë ligji i ri dhe në cilën fazë është, por theksoi se përfaqësimi i drejtë është kategori kushtetuese, ndërkaq propozim-ligji eventual para se të miratohet patjetër të dorëzohet për mendim në Komisionin e Venecias.

“Gjithsesi përfaqësimi i drejtë është kategori kushtetuese dhe në kuadër të Qeverisë ekziston grup eskpertësh, i cili thekson, sugjeron, nënvizon dhe ndoshta jep propozime për një zgjidhje të re ligjore. Ekskluzivisht ekspertë punojnë në këtë fushë me qëllim që ky ligj të jetë, ashtu siç duhet, gjegjësisht sërish të mos jetë ligj i cili do t’i nënshtrohej shfuqizimit eventual të neneve ose dispozitave nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Nuk mund  të ju them se në cilën fazë janë zgjidhjet e këtilla ligjore”, tha Goran Minçev, ministër i Administratës./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button