Shifra alarmante në Francë, mbi 10 mijë të infektuar me COVID në spitale

9.966 raste të reja me koronavirus janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Francë.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, me 9.966 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i rasteve deri më tani ka arritur në 6.887.791.

Edhe numri i viktimave ishte i lartë në 24 orët e fundit, ku u regjistruan 81 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 115.442.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 10.115 persona, prej të cilëve 2.151 në kujdesin intensiv. Ndërkohë norma e shtrimeve për trajtim në spitale ka rënë në 18.4 për qind.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ka arritur në 49.540.420 ndërsa 46.428.107 të tjerë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës./TCH

LEXO EDHE:

Back to top button