Shifra alarmante të të infektuarve, propozohen masa të reja kundër Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot njoftoi se Komisioni për Sëmundje Infektive ka propozuar masa të reja për mbrojtje nga Covid-19. Propozimet fillimisht do të shqyrtohen në nga Shtabi pastaj do të dërgohen në qeveri për vendim përfundimtar.
“Fillimisht ndalimi i mbledhjeve të mëdha familjare, festa dhe ahengje në kushte shtëpiake, respektivisht ndalohet grupimi i qytetarëve në shtëpi në festa familjare dhe grupime tjera. Në një adresë pronarët dhe personat që jetojnë në atë adresë janë të lejuar të pranojnë vetëm katër persona. Ndalohet grupimi i më shumë se 4 personave në vende publike pas orës 22:00. Ndalohet grupimi në parqe, pompa të benzinës, dhe kudo në vende të hapura ndalohet grupimi i personave. Vendosja mbajtja e detyrueshme e maskës apo pajisjeve mbrojtëse gjithkund në vende të hapura dhe vende të mbyllura në çdolloj objekti, në vend të punës, në transport publik dhe privat, në përjashtim të personave që bëjnë sport, personat që janë nga e njëjta familje në makinë, dhe në objekte hotelerike, nga kjo masë përjashtohen edhe fëmijët deri në moshën 6 vjeçe”, tha mes tjerash Filipçe.
Në lidhje me: 364 raste të reja me Kovid-19, tre viktima dhe 106 të shëruar