Shifra rekord në Greqi, 3565 raste të reja me COVID në vetëm 24 orë
3565 raste të reja me COVID janë shënuar në Greqi gjatë 24 orëve të fundit. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 9 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 12,867 në total. Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim aktualisht është 121, mosha mesatare e të cilëve është 66-vjeç.








