Shifra të frikshme të rasteve me COVID-19 në Slloveni

Në Slloveni në 24 orët e fundit janë konfirmuar 4511 të sapoinfektuar me koronavirus, që është një rekord i ri që nga fillimi i pandemisë, pas 3456 rasteve të djeshme dhe sipas parashikimeve të reja rritja e valës së katërt mund të vazhdojë deri në fund të këtij muaji.

Zyrtarët shëndetësorë kanë frikë se kjo mund të sjellë 400 deri në 500 vdekje të tjera.

Nga 10,156 teste, janë konfirmuar 4,511 infeksione të reja, që përbën një përqindje prej 44,4% të të infektuarve nga të testuarit.

Në spital po trajtohen 670 pacientë me Covid-19, prej tyre 159 në terapi intensive, ndërsa në 24 orët e fundit kanë vdekur 18 pacientë.

LEXO EDHE:

Back to top button