Skiatorja amerikane Mikaela Shifrin u shpall fituese e Kupës së Botës për femra në ski, për sezonin 2021-2022. Ajo ka siguruar matematikisht titullin kampion edhe psa ke ende edhe dy gara nga mbyllja e këtij sezoni. Shifrin ka grumbulluar deri më tani 1.425 pikë, ndërsa rivalja e saj më e afërt është sllovakja Petra Vlhova, me 1.189 pikë. Pas tyre renditen dy skiatore italiane, Federika Brinjone dhe Sofia Goxhia, që luftojnë për vendin e tretë.
Gjithçka u vendos pas garës së super-slalomit për femra, zhvilluar në pistën franceze të Ragnhild, ku Shiffin u rendit e dyta dhe Vlhova e 17-ta. Për skiatoren amerikane ky është titulli i katërt në Kupën e Botës, një ikonë e këtij sporti.








