Shije e lehtë verore: Sallatë me makarona mesdhetare

Një sallatë e thjeshtë dhe e shijshme me makarona dhe tono, ideale për ditët e nxehta të verës

Përbërësit:

– 250 g makarona pa vezë, mund të përdorni edhe makarona integrale ose pa gluten

– 1 kanaçe tono

– 125 g djathë vegjetal

– disa domate

– ullinj të zinj

– 5 gjethe borziloku

– kripë dje piper

Përgatitja :

Ziejmë makaronat i kullojmë dhe i përziejmë me tonin, më pas i lëmë të ftohet pak.

Prisni djathin, ullinjtë dhe borzilokun dhe domatet qershi i prisni në gjysmë, më pas i përzieni me makaronat dhe tonin e ftohur.

Shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës.

E vendosim sallatën në frigorifer për një orë që të ftohet përpara se ta servirim.

Ju bëftë mirë!

LEXO EDHE:

Back to top button