Shikoni si duket darka e liderëve politikë nordikë
Shikoni si duket darka e liderëve politikë nordikë

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka pritur mbrëmë për darkë në shtëpinë e saj kolegët e saj nga vendet nordike.
Në darkë ishin të pranishëm kryeministri i Suedisë, Ulf Kristerson, kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gar Store dhe Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb.
Në një postim në Facebook, Frederiksen shprehet se vendet nordike janë gjithmonë të bashkuara dhe në realitetin e ri dhe të paparashikueshëm me të cilin po përballemi, shtoi ajo, aleatët dhe miqësitë e mira dhe të ngushta janë edhe më të rëndësishme.
Sipas mediave botërore, shkak i takimit janë bërë deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump për Grenlandën.
Megjithatë, më së shumti vëmendjen tërhoqi fotografia nga darka. Thjeshtësia e këtyre liderëve politikë dhe darka modeste është diçka që po komentohet tashmë në Ballkan, me pyetjen: Po kur krahasohemi me politikanët tanë?