Shiten të gjitha biletat për finalen e Ligës së Kampionëve….në konkurencën e femrave

Në Aindhoven të Holandës më 3 qershor do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve mes futbollisteve të Barcelonës dhe Volfsburgut, të cilët do të tentojnë të marrin fronin evropian nga Lioni. Finalja e Ligës së Kampionëve për femra ka ngjallur shumë interesim edhe nga ana e tifozëve.

Kjo është finalja e parë e Ligës së Kampionëve për femra në histori për të cilën biletat janë shitur. Tribunat e stadiumit “Philips” në Eindhoven akomodojnë 34.120 shikues, të cilët nuk do të mjaftojnë për të gjithë të interesuarit, njoftoi Federata Holandeze e Futbollit (KNVB).

Biletat për finalen e Ligës së Kampionëve nuk janë shitur kurrë më parë në këtë numër. Në dhjetë edicionet e mëparshme, frekuentimi mesatar i finaleve ishte 18.900 shikues, me faktin se finalet e 2020 dhe 2021 u luajtën pa tifozë për shkak të masave të atëhershme pandemike.

Trajneri i Volfsburgut, Tomi Stroot, e vlerësoi lajmin për biletat e shitura si “shenjë të përparimit të madh dhe të shpejtë të futbollit të femrave” dhe sugjeroi që në të ardhmen finalet të luhen në stadiume me një kapacitet edhe më të madh.

LEXO EDHE:

Back to top button