Shitet për 11,000 paund skenari origjinal i “Star Wars”
Shitet për 11,000 paund skenari origjinal i “Star Wars”

Skenari origjinal i “Star Wars” u shit për gati 11,000 paund, në një ankand në Britaninë e Madhe. Aktori kryesor, Harrison Ford e la skenarin origjinal në apartamentin e tij në Londër. Skenari është i paplotë, me faqe me ngjyra të ndryshme që tregojnë rishikime dhe përfshin skena dhe karaktere që janë prerë nga editimi përfundimtar. Së bashku me skenarin, Ford la sende të tjera duke përfshirë orarin e xhirimit, një fletë thirrjeje dhe koleksione shënimesh, të cilat shiteshin në një pako për një blerës të Mbretërisë së Bashkuar për 4,826 paund. Sendet ishin fshehur për gati 50 vjet nga pronarët e shtëpisë në Londër. Drafti i katërt i skenarit, i datuar më 15 mars 1976, u ble nga një koleksionist privat austriak. Drejtuesi i ankandit vlerësoi se kjo shitje vendosi një rekord të ri për një skenar të “Star Wars”. /Alsat.mk