Shiu artificial në Dubai, situata jashtë kontrollit

Emiratet e Bashkuara Arabe krijuan shiun artificial për të përballur temperaturat përvëluese prej 50 gradësh Celsius, duke shkaktuar habi e admirim. Një ushtri dronësh lëshuan shkarkesa elektrike mbi retë, duke i detyruar kështu të prodhonin shi. Efektet megjithatë, nuk kanë qenë në të gjithë rastet ato të dëshiruarat. Në disa zona reshjet u bënë aq të rrëmbyera sa zyrtarët lokalë nxorën paralajmërime për drejtuesit e automjeteve teksa në një pjesë të rrugëve, pati përmbytje të befasishme. Situata të tilla mund të jetë tipike në Azinë Juglindore, por jo për Emiratet ku njerëzit janë mësuar me temperatura të larta në këtë periudhë e me një mot të thatë. Me teknologjinë e krijimit të shiut është eksperimentuar që prej viteve 1940. Mbjellja e reve zakonisht përfshinte lëshimin e grimcave solide mbi to, si kripa apo joduri i argjendit, me qëllimin të inkurajohen reshjet e shiut apo dëborës në vendet e thata.

- Advertisements -

LEXO EDHE:

Back to top button