Shiu i dendur, 56 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në verilindje të Brazilit

Shiu i dendur, 56 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në verilindje të Brazilit

Të paktën 56 persona kanë vdekur në shtetin verilindor të Brazilit, Pernambuco, mes shirave të dendur gjatë fundjavës, sipas forcave të mbrojtjes civile të shtetit.

Ndërkohë sipas mediave të huaja, 56 persona të tjerë janë të zhdukur dhe të paktën 25 janë plagosur, tha të dielën Ministri i Zhvillimit Rajonal i Brazilit, Daniel Ferreira.

Më shumë se 3,900 njerëz kanë humbur gjithashtu shtëpitë e tyre për shkak të rrebeve shkatërruese, shtoi Ferreira.

Disa nga vdekjet thuhet se u shkaktuan nga rrëshqitjet e dheut në zonën më të madhe të Recife, tha mbrojtja civile e Pernambuco, e cila u ka kërkuar banorëve që jetojnë në zona me rrezik të lartë të kërkojnë strehim diku tjetër.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro tha se ushtria braziliane do të ndihmonte të prekurit dhe se ai do të udhëtonte personalisht në Recife të hënën për të vlerësuar situatën.

LEXO EDHE:

Back to top button