Shkarkohet ambasadorja e Filipineve në Brazil, dhunonte sistematikisht prej muajsh punonjësen e saj

Ambasadorja e Filipineve në Brazil, është shkarkuar nga detyra pasi u zbulua se prej muajsh kishte ushtruar dhunë ndaj ndihmëses së saj.

Këto sulme janë filmuar nga kamerat të sigurisë dhe janë publikuar në media.

Ambasadorja Marichu Mauro është ftuar që të kthehet në Manila gjatë fundit të vitit të kaluar, pasi në televizionin GloboNeës ishin publikuar pamjet e kamerave të sigurisë gjatë periudhës tetë muajshe, që shfaqin ambasadoren duke rrahur ndihmësen e saj.

Shkarkimin e saj nga Ministria e Punëve të Jashtme e ka bërë publike vetë presidenti i vendit, Rodrigo Duterte.

“Ekzistojnë rregulla që duhen respektuar. Nëse nuk i respektoni, bartni pasojat dhe rreziqet. Nëse gjërat shkojnë keq, unë nuk do t’iu shpëtoj”– ka thënë ai.

LEXO EDHE:

Back to top button