Shkarkohet Erik Ten Hag, zëvëndësohet nga Van Nistellroj si zgjidhje e përkohshme

Erik Ten Hag është shkarkuar nga Man. Junajtedi pas fillimit më të keq të klubit në një sezon në Premier Ligës dhe vetëm katër muaj pas zgjatjes së kontratës në  “Old Trafford”. Junajtedi ka fituar vetëm tre nga nëntë ndeshjet e para të kampionatit, duke përfshirë këtu edhe humbjen e së dielës 2-1 në Uest Ham, me Ten Hag që dështoi të lërë përshtypje pronarëve të rinj te Man. Junajtedit.

Vendimi u konfirmua të hënën dhe ish-sulmuesi i Man. Junajtedi, Ruud van Nistellroj, i cili ishte ndihmësi i Ten Hag, do të marrë detyrën e përkohshme me efekt të menjëhershëm.

“Ne i jemi mirënjohës Erikut për gjithçka që ka bërë gjatë kohës së tij me ne dhe i urojmë mirë për të ardhmen. Rud van Nistellroj do të marrë përgjegjësinë e ekipit si trajner i përkohshëm, i mbështetur nga ekipi aktual i trajnerëve”, thuhet në deklaratën ë klubit.

Nën drejtimin e Ten Hagut, Man. Junajted fitoi “Karabao Kupën” dhe përfundoi i treti në sezonin e tij të parë në krye të Djajtë të Kuq. Fitorja në finalen e “FA Cup” e kurseu atë, por Ten Hag tani është shkarkuar pas dy vjet e gjysmë në krye të Man. Junajtedit.

LEXO EDHE:

Back to top button